Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar dy projektligjet e propozuara nga Kreu i Komisionit Ekonomik të Kuvendit, Erjon Braçe, për kalimin e tokës bujqësore në pronësi të përfituesve. Nismat që janë dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë përfshijnë ndryshime ligjore në praktikat aktuale të marrëdhënieve të pronësisë dhe përdorimit të tokës bujqësore. Brace tha se Qeveria duhet të kthejë përgjigje brenda muajit nëntor.