Gjatë dëgjesës në Komisionin e Medias për vitin e ri akademik, Ministrja Lindita Nikolla pohoi se nuk ka pasur asnjë ankesë nga nxënësit për pranimet në universitete. Ministrja u shpreh se 80% e studenteve kanë zgjedhur universitet publike dhe 20% ato private, ndërsa mënyra e përzgjedhjes ka qenë e njëjtë meritë-preferencë.