Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore me Prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti. Sipas ILDKPKI, Prokurori Shpëtim Kurti s’ka bërë deklarim te saktë të pasurisë dhe ka kryer fshehje të saj. Gjithasthu KPK duke iu referuar DSIK thotë se Kurti është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën sepse ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe tendecë të jetë pjesë e krimit.