Nipi 24 vjeçar dhe gjyshja 62 vjeçare kanë përfunduar në komisariatin e Bilishtit pasi kamë thyer xhamin e njl automjeti dhe kanë rrahur gruan e pronarit të mjetit. Policia njoftoi se:
E. Xh., 24 vjeç dhe B. Xh., 62 vjeçe (gjyshja e tij) banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se 24-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, ndërsa 62-vjeçarja është konfliktuar dhe ka dëmtuar në fytyrë bashkëshorten e shtetasit A. A.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


