Bilisht dhe Pustec pa energji elektrike për shkak të një defekti në linjën e tensionit të mesëm
Qyteti i Bilishtit dhe të gjitha fshatrat e Bashkisë Bilisht, si dhe fshatrat e Bashkisë Pustec, ndodhen aktualisht pa furnizim me energji elektrike.
Sipas burimeve zyrtare, ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e një defekti në linjën e tensionit të mesëm që furnizon nga Korça në nënstacionin e Bilishtit.
Ekipet teknike janë duke punuar për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit me energji për zonat e prekura. Ndërkohë, banorët janë të lutur të kenë mirëkuptim deri në zgjidhjen e situatës.
Për çdo njoftim të mëtejshëm, qytetarët këshillohen të ndjekin informacionet nga operatorët përkatës.