Këshilli Bashkiak i Korçës votoi disa ditë më parë Buxhetin për vitin 2024 të Bashkisë Korçë, një buxhet i cili sipas Sotiraq Filos ka menduar për të gjithë sektorët dhe shtresat e shoqërisë. Filo shton se ky buxhet ka në fokus 4 shtylla kryesore financimi, turizëm, bujqësi, teknologji dhe edukim po sigurisht që nuk mungojnë edhe zërat për rininë, shërbimet sociale, punësimit dhe forcimi i ekonomisë lokale. Bashkëngjitur dhe vëmendjes së qeverisë Filo tha se Korça vijon rrugëtimin e saj drejt transformimit të pandalshëm tashmë në rajon.
Miratohet buxheti i Bashkisë Korçë për vitin 2024
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit, u miratua buxheti i vitit 2024.
Edhe për vitin e ardhshëm do të realizojmë projekte shumë të rëndësishme ku shtyllat kryesore do të jenë:
✅ Turizmi
✅ Bujqësia
✅ Teknologjia
✅ Edukimi
këto prioritete lidhen me qëllimet tona kryesore:
➡️ nxitja e punësimit
➡️ rritja e ekonomisë lokale
➡️ rritja e mirëqënies
➡️ rritja e mundësive për të rinjtë
➡️ mbështetja e fermerëve dhe prodhimit bujqësor