Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Diçka po e vret”, babai i Darda Dhamos: Zoti i dërgoi mesazh gruas time për sëmundjen e vajzës tonë

    Kronikë February 6, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndarja nga jeta e 19-vjeçares Darda Dhamo pak ditë më parë, e cila humbi betejën me leuçeminë, ishte një lajm që tronditi opinionin publik.

    Por mesazhi i saj për jetën ishte një frymëzim për të gjithë të rinjtë, të cilët shpesh e vlerësojnë shumë pak jetën.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Për të folur për momentet e fundit të Dardës dhe se si e gjeti forcën ajo t’i “buzëqeshte” vdekjes, ishte i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderatores Brikena Prifti, babai i saj Petrika Dhamo.

    Ai ka rrëfyer se bashkëshortja e tij Margarita mori një mesazh nga Zoti për sëmundjen e vajzës.

    Pjesë nga biseda:

    Brikena Prifti: Ka qenë një mesazh shumë human i Dardës për të ndihmuar njerëzit. Si u zbulua sëmundja?

    Petrika Dhimo; Jam këtu për dy arsye, për forcën dhe frymën që ju dha Dardës, dhe për shkak të Dardës vetë. Momenti i parë ka qenë patjetër i vështirë. Darda pati guximin për të dhuruar gjak për dajën e saj për shkak të një aksidenti që ndodhi. Ajo u ofrua të dhuronte gjak, por i thanë që nuk mund të japësh gjak. Herën e dytë për shkak të dëshirës për të dhuruar gjak, këtë herë për fëmijët me talasemi, por këtë herë i thanë ti je për të marrë gjak. Aty filluam të bëjmë disa analiza. Ajo që ne na vret në këtë vend, është se kur dikush ka një problem dhe shkon dhe thua ky është një problem urgjent, dhe ata thonë hajde pas 2 ose 3 javësh. Ky është një nënvlerësim për jetën. E them këtë pasi Darda e vlerësonte jetën, miqësinë, dashurinë. Gjithë frytet e saj vijnë për shkak të besimit që kishte. Darda dhe familja jonë ka përqafuar një besim që e do jetën, e vlerëson atë, vlerëson dhe jetën e tjetrit. Darda i vlerësonte njerëzit dhe jetën e njerëzve. Nëse Darda është në qendër, pastaj janë rrethi familjar, vëllai-motra, gjyshërit, shoqëria. Darda kishte mundësi t’i kalonte rrathët dhe të shtrinte dorën te njerëzit.

    Brikena Prifti: Të gjithë janë të përfshirë në historinë e saj. Si e përballoi ajo vetë lajmin që ishte sëmurë?

    Petrika Dhimo: Në fakt më shumë dyshuan njerëzit që ishte anemi se sa Darda dhe Margarita. Ato patën një ndjesi që nuk është anemi.

    Brikena Prifti: Kishte ndjesi apo simptoma?

    Petrika Dhimo: Po diskutonim kur e morëm vesh se çfarë është më mirë. Edhe Margarita mori një shenjë nga perëndia, se diçka po e vret vajzën tënde. Patëm atë bisedën se çfarë është më mirë, t’i biesh pas kësaj, apo ti të mos dish asnjë gjë? Ato padyshim e morën vesh shumë më vonë. Ne e morëm vesh përgjigjen përfundimtare në fund të qershorit. Dhe ishte e çuditshme pasi Margarita po i thoshte mjekut se ne e dimë, por thjeshtë na e thuaj. Mjekët i thanë mos ja thuaj Dardës, por ajo i tha që edhe Darda e di.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025

    Histori / Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, sot pas 105 viteve

    December 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.