Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    E mërkura e madhe, mësimi biblik i javës së Pashkës

    Sociale May 1, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    – ë, ℎ ër ℎ –

    Në Kishën Orthodhokse, java e fundit e jetës së Krishtit quhet zyrtarisht Java e Pësimit. Në emërtimin popullor është quajtur “Java e Madhe”. Çdo ditë emërtohet në librat e shërbesave si “e madhe dhe e shenjtë”. Çdo ditë të javës ka shërbesa të veçanta, të cilat kryhen në të gjitha kishat. Jeta tokësore pushon për çdo besnik kur ata “shkojnë me Zotin në Jerusalem” (Mëngjesorja e të Hënës së Madhe).

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Çdo ditë e Javës së Madhe ka temën e veçantë të saj. Tema e së Hënës është ajo e drurit të fikut që nuk kishte fruta, por vetëm gjethe dhe për këtë u dënua me tharje. Të Martën, theksi është në vigjilencën e virgjëreshave të ditura, të cilat, jo si motrat e tyre të marra, ishin gati kur Zoti erdhi tek ato. Të Mërkurën, fokusi është në pendimin e gruas mëkatare. Në këtë ditë, theksohet shumë krahasimi ndërmjet gruas së përdalë që shpëtoi me anë të pendimit dhe Judës, që ishte një nga apostujt e zgjedhur, por që humbi nga pabesia dhe cmira. Ajo i jep Krishtit gjithë pasurinë e saj dhe i puth këmbët e tij; ai me një puthje e tradhëton Krishtin për para.

    Në këto tre ditë këndohet Ungjilli gjatë Orëve dhe në Mbrëmësoret, kur shërbehet Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara. Këndimet nga Dhiata e Vjetër janë prej Eksodit, Jobit dhe Profetëve. Ungjilli është kënduar gjithashtu në Shërbesat e Mëngjesit, të cilat quhen tradicionalisht shërbesat e “Dhëndërit”, sepse tema e përgjithshme e secilës ditë është fundi i botës dhe gjyqi i Krishtit. Shërbesa e Dhëndërit kryhet natën.*

    Ja tek vjen dhëndëri në mes të natës; dhe lum ai shërbëtor të cilin do e gjejë vigjilues dhe mjerë ai shërbëtor të cilin do e gjejë pa kujdes. Prandaj o shpirti im ki mendjen, se mos të rëndojë gjumi dhe jepesh në vdekje jashtë Mbretërisë; por zgjohu dhe thirr me zë të madh: I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë je Ti, o Perëndi, me lutjet e Hyjlindëses mëshirë ki për ne (Tropari i tre ditëve të para). Gjatë tre ditëve të para të Javës së Madhe, Kisha rekomandon që të këndohen të Katër Ungjijtë në Orët, deri në pikën ku fillon tregimi i pësimit të Krishtit. Meqenëse, kjo zakonisht nuk është e mundur të bëhet në kishat e enorive, atëhere duhet të bëhet një përpjekje që të paktën një nga Ungjijtë të këndohet i gjithë, para së Enjtes së Madhe, deri në pjesën ku fillon pësimi, veças ose bashkërisht.

    _____________

    * Të Mërkurën në mëngjes kryhet një shërbesë që përbëhet nga 1) Orët, 2) Mbrëmësorja dhe 3) Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara. Kjo është Mesha e fundit e Parashenjtëruar e kalendarit vjetor. Ndërsa natën, në vend të shërbesës së Dhëndërit, të merkurën kryhet Misteri i Efqelisë, si një përgatitje për marrjen e Kungatës të Enjten e Madhe, Dita e themelimit të Misterit të Kungatës së Shenjtë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Vdekja e shtatzënës nga Pogradeci: Motra rrëfen orët e fundit

    September 7, 2026

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026

    Rreziku nga zjarret: Korça mes zonave të ekspozuara

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.