Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Tjetër lidhje transporti mes Shqipërisë e Mali të Zi. Bëhet fjalë për transportin liqenor përmes molit të Zogaj, Shirokës dhe Viropazarit. Bushati, bëri të ditur në Kuvend se do të ketë një linjë transporti mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi. Projekti do të fokusohet fillimisht te transporti i udhëtarëve. Perspektiva në fazën e 2 e të 3 do të shkojë dhe në pjesë që kanë lidhje me Velipojën e Bunën.
Prej më se 1 viti i akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës, Tahiri në konferencën për mediat ka thyer heshtjen. “Unë kam heshtur në respekt të hetimeve. Zgjodha të bëja qytetarin, të pres hetimet, siç nuk kanë bërë ata që kanë qeverisur për 30 vitet e fundit. Gazetarët plasin lajme bombastike, kanë gënjyer për mua. Sot unë kam vendimin e Gjykatës italiane ku provohet se nuk jam i përfshirë në afere”.
Rama, gjatë Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, deklaroi se BSH është i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Ajo ka luajtur një rol pozitiv në periudhën pas krizës dhe pikë referimi për të gjithë. Është një qendër e pakundërshtueshme e gravitetit dhe një trashëgimi e çmuar”.
Përpjekjet e shqiptarëve për të kërkuar azil në Bashkimi Evropian duke kaluar përmes Kosovës, kanë shtyrë policinë të rikthejë kontrollet e dyfishta në Morinë. Vendimi bie ndesh me marrëveshjen e dy Qeverive. Prej vitesh Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës premtojnë heqje të kufirit klasik mes dy vendeve por siç edhe është pranuar edhe në takimet dypalëshe, kjo ka mbetur në retorikë.
Dokumentet arkivore tashmë mund të merren online, përmes aplikacionit novator të prezantuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, nën kujdesin e Zv/Kryeministres dhe në bashkëpunim me AKSHI. Përmes këtij aplikacioni, studiuesit mund të porosisin nga çdo vend i botës, në çdo orë të ditës dokumentet që iu duhen dhe pasi të kryejnë pagesën përkatëse do të mund t’i marrin brenda 1-5 ditë.
Qeveria shqiptare ka planifikuar të nënshkruaje edhe tre kontrata të reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. Ndër to përfshihet edhe dhënia me koncesion e Autostradës, Tiranë- Durrës kundrejt vlerës 49 miliardë lekë. Projekti përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës. Projekte të reja janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë lekë.
Një defekt i rëndë elektrik në stacionin e pompimit të Fushë Krujës ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë të zonave Shijak, Maminas dhe Xhafzotaj. Prej dy ditësh po punohet për riparimin e defektit, ndërkohë që Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se kjo situatë mund të vazhdojë e tillë edhe për dy ditët.
Drejtësia italiane me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti, ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj Ish-Ministri të Brendshëm Saimir Tahiri. “Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendjet e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të përgjigjeve të vlefshme nuk egzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë”, thuhet në deklaratën e Prokurorit të Antimafias italiane.
Departamenti i Administratës Publike ka shpallur 403 vende të lira pune dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret, që të konkurrojnë dhe për t’u bërë pjesë e Shërbimit Civil. DAP, ka njoftuar se për vendet vakante, qytetarët mund të aplikojnë në faqen online të këtij institucioni dhe me pas personat që plotësojnë kriteret do të ftohen, për t’iu nënshtruar testimit të sekretuar.
Presidenti i ekipit anglez te futbollit, Leicester City është mes 5 viktimave që mbetën të vdekur kur helikopteri i tij u rrëzua jashtë stadiumit. Lajmi për vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha u konfirmua nga klubi i tij. Dy anëtarë të stafit, piloti dhe një pasagjer mbetën të vdekur kur mjeti doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua në një park makinash jashtë terrenit të klubit.
Trego më shumë