Koalicioni “Bashkë Fitojmë” si kandidat për kryetar bashkie ka nxjerrë një figurë të njohur të qytetit, Ledina Alolli.
Por cilët janë emrat për kandidatë për këshilltarë bashkiakë??
Një që të bie në sy është Fidel Kreka, kandidati që komenton dhe shan gratë në rrjetet sociale në komente publike dhe jo vetëm.

Ai del përkrah Ledina Alollit dhe së bashku kërkojnë votë te banorët e qytetit, duke premtuar se do jenë parti më dinjitoze dhe do qeverisin më mirë. E pra, do qeverisin “burat”, sepse figura e Ledinës është për të mbuluar një tufë të madhe me meshkuj.
Kjo është partia që shtyp dhe nënshtron figurën femërore e kërkon të jetë në krye të qytetit tonë.
I themi Fidelit se fushata bëhet edhe nga facebook. Kur ti hiqesh si intelektual dhe shan gratë dhe vajzat aq hapur pret të marrësh votë nga to?
Intelektual lind zoti Fadil, nuk bëhesh dot me zor.
Është e vërtetuar shkencërisht se kur një person është i aftë të të godasë edhe pa pasur pushtet, kur merr pushtet në dorë ai të shtyp. Kështu është dhe Fidel Kreka, kandidati për këshilltar që mban numrin 5 në renditje.
Kjo është partia juaj, kandidatët tuaj dhe dashamirësia që ju keni për qytetarët!