“Në vijim të takimeve para disa javësh në Fier, kemi organizuar takimin e dytë me prefektët e qarqeve. Kemi diskutuar masat dhe veprimet midis policisë e prefekturës e strukturave të tjera shtetërore.
Çështje për të cilën kam ushtruar rëndësi të veçantë është paketa e sigurisë në shkolla.
Sot në Fier kemi patur një ngjarje e cila nga policia u identifikua dhe u zbulua në momentin më të shpejtë. Kryeministri është tashmë në një konsultim publik për këtë çështje. Shumë shpejt qeveria do aplikojë smartcity e cila do rrite sigurinë në shkolla
Roli i policisë dhe stafit pedagogjik për të patur ambient të sigurte është i rëndësishëm. Modeli që ndjekin nxënësit është i rëndësishëm.
Procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të komisariateve, kanë fituar të drejtën 100 prej tyre. Procesi vijon. Shumë shpejt do të kemi 48 oficerë policie në drejtim të komisariateve. Nuk është bërë renditje qe kategorizon 48 të parët. Do jetë si ajo me drejtorët e qarqeve.
Kemi patur raste dhe ngjarje kriminale me pasojë vdekjen. Policia në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK po heton këto ngjarje. Dje në Shkodër u zhvilluan kontrolle ndalime e shoqërime të cilët janë të implikuar në ngjarje të rënda kriminale. Për emra duhet të presim deklaratat shumë shpejt, edhe për emrat e implikuar në ngjarjen e Dobracit “


