Aktori dhe moderatori Florian Binaj, ka njoftuar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se do të largohet nga angazhimet që ka pasur deri më tani.
“Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim. Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”, shkruan Binaj në postimin e tij.
Kohët e fundit e kemi parë Florian Binajn shumë aktiv në politikë, ku ka qenë i angazhuar me lëvizjen “Shqipëria bëhet” e cila drejtohet nga Adriatik Lapaj.
Por, mesa duket ai ka vendosur të largohet nga të gjitha anagazhimet e tij dhe t’i rikthehet artit.