Deri në – 8 grade celsius do të shënojë thermometeri në fshatin turistik të Voskopojës, e – 6 gradë në qytet, çka do të thotë se dëbora e parë në rrugicat e kalldrëmta mund të shijohet këtë fundjavë.
Gjatë fundjavës parashikohet ulje drastike e temperaturave, e për këtë policia e qarkullimit rrugor këshillon drejtuesit e mjeteve të përdorin gomat dimërore në qoftë se kërkojnë të vijnë drejt juglindjes.
Mos harroni, Korça dhe fshatrat turistike sjellin paqe në dimër.
Shijojeni, por me kujdes