Punonjësit e Burgjeve përfshi edhe ata në burgun e Drenovës do të marrin nga një page shpërblim për fundvit.
Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, qeveria ka bërë VKM për shpërblimin me një pagë për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, përfshirë dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Burgje.
Ky është një lajm i mirë që vjen për këtë sektor i cili për hir të së vërtetës ka një punë mjaft të vështirë në ruajtjen e të burgosurve.
Shpërblime këtë fundvit ka marrë administrata e skuadrës kombëtare që punon për negociatat e Shqipërisë në BE.