Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gjergji Gusho/Mokra, vendi i mullinjve dhe krimbit të mëndafshit

    Histori December 7, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në vend të një reportazhi historia, magjitë, misteret dhe legjendat e vendit që trashëgon edhe sot traditat e të parëve dhe ku prej shumë kohësh është kultivuar edhe rritja e krimbit të mëndafshit

    Përshkrim i përgjithshëm dhe disa të dhëna historike

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pozicioni gjeografik pranë liqenit të Ohrit dhe kushtet e favorshne gjeo-klimaterike, e kanë favorizuar këtë krahinë që të popullohet që në kohët antike. Për këtë dëshmojnë gjurmët e vendbanimeve të vjetra si p.sh. në Selcën e Poshtme, gjetjet arkeologjike të fshatit Vërri etj. Për prejardhjen e emrit “Mokër” ka disa të dhëna interesante. Nga burimet e shkruara arkivore, krahina e Mokrës përmendet për herë të parë në shekullin XI. Në një letër, ku perandori Justiniani i Dytë i Bizantit i dërgonte në vitin 1019 kryepeshkopit të Ohrit, Joahanit, përmendet një krahinë e populluar dhe me shumë mullinj (mokra). Për këtë arsye e emërton me emrin “Mokër”.

    Kurse në testamentin e lënë nga Gjin Muzaka, kur përmendet emri i krahinës së Mokrës, shkruhet se Mokër do të thotë “vendi i mullinjve”. Në gjuhën shqipe, fjala “mokër” do të thotë “gur mulliri”. Në të vërtetë, kjo krahinë shumë e populluar, është e pasur në përrenj me ujë të bollshëm dhe ka qënë e përmendur për mullinj të shumtë. Në zonën e Mokrës Sipër ndodhen burimet e lumit Shkumbin, me të cilin bashkohen më poshtë edhe përrenj të tjerë, që e zgjerojnë lumin më shumë.

    Në dokumentet e Turqisë për vitin 1583, ku dalin të regjistruar emrat e kryefamiljarëve dhe detyrimet që ka fshati për të paguar ndaj shtetit, del i regjistruar dhe numri i mullinjve për secilin fshat.

    Kështu, në krahinën e Mokrës pothuajse të gjitha fshatrat kanë nga një, dy, bile, disa janë edhe me katër mullinj, si p. sh. fshatrat: Potkozhan, Trebinjë, Dunicë, Rodokal e Velçan.

    Një tjetër dukuri interesante për t’u përmendur është se në këtë krahinë prej shumë kohësh është kultivuar edhe rritja e krimbit të mëndafshit. Në dokumentet e Turqisë për vitin 1583, veç detyrimeve të tjera nga të ardhurat e prodhimeve bujqësore e blegtorale, është regjistruar edhe detyrimi që kanë fshatarët për rritjen e krimbit të mëndafshit.

    Ja emrat e fshatrave që kanë kultivuar rritjen e krimbit të mëndafshit

    Në Mokrën Sipër fshatrat:

    • Çezmë e Madhe,
    • Çezmë e Vogël,
    • Potkozhan,
    • Malinë,
    • Trebinjë,
    • Pleshisht,
    • Çorodol,
    • Selcë Sipër,
    • Homezh,
    • Hoshteçë.

    Për Mokrën Poshtë fshatrat:

    • Velçan,
    • Slatinë,
    • Slabinjë,
    • Proptisht,
    • Laktesh,
    • Debrovë,
    • Selcë Poshtë,
    • Rodokal,
    • Homçan.

    Degëzim i rrugës Egnatia

    Dikur, në këtë krahinë ka kaluar edhe një degë anësore e rrugës Egnatia, që fillon nga Mokra e Poshtme, në kufi me rrethin e Librazhdit. Gjurmët e kësaj rruge duken që në fshatin Golik. Rruga merr përpjetë, duke ndjekur buzën e lumit Shkumbin. Pranë fshatit Golik, tek lumi, ndodhen mbetjet e disa urave të vjetra që bënin të mundur kapërximin e lumit. Pranë fshatit Selcë e Poshtme, rruga ndahet në dy drejtime: njëri shkon drejt fshatit Selcë, ngjitet në Jamë, del pranë fshatit Çervenakë e pastaj merr poshtë nga liqeni, duke dalë në majë të kodrës së Kalasë të Pogradecit e vazhdon më tej …

    Drejtimi tjetër kalon pranë fshatrave Vërri, Proptisht, Slabinjë, del pranë fshatit Shpellë (ku është gjetur një fragment i rrugës së lashtë i shtruar me kalldrëm me gurë të mëdhenj), pastaj merr drejtimin e fshatit Llëngë (pranë të cilit ndodhet një urë e vjetër), kalon në fshatin Niçë (të dy fshatrat e fundit janë të populluara me banorë arumunë), e më pas rruga të çonte në Voskopojë.

    Mokra sipër, si i ka ruajtur traditat sot?

    Zona e Mokrës Sipër, është zona më e lartë e rrethit, me një territor mjaft të thyer e malor, ku mbizotëron mali i Kozicit (dikur me emrin Kozion), poshtë të cilit janë fshatrat Dunicë e Potkozhan. Nga mali i Kozicit rrjedhin përrenj të shumtë që bashkohen me lumin e Shkumbinit. Ka të dhëna që para pushtimit të vendit nga Turqia dhe më vonë, kjo krahinë të ketë pasur si qendër kishtare fshatin Dunicë. Ky fshat, duke u bazuar në toponiminë e vendeve të tij, duhet të ketë qenë i madh (mbase qytezë), me disa kisha dhe një manastir.

    Në zonën e Mokrës Sipër, janë të pakta fshatrat që mbetën të krishtera. Përmendim këtu fshatrat Llëngë, Potkozhan, Pevelan, Pleshisht dhe lagja e krishterë në fshatin Hoshteçë. Por, në të gjitha fshatrat e tjera, gjenden emra vendesh që dëshmojnë për praninë e kishave. Në kujtesën e popullit të kësaj zone, bëhet fjalë edhe për largimin e disa fshatrave të krishtera, gjë që mendohet se ka ndodhur në kohën e reformeve të Tanzimatit, për arsye të pasigurisë ose të ndonjë grindjeje me autoritetet qeveritare të asaj kohe.

    Kështu, p.sh. bëhet fjalë për fshatrat Vemiran (poshtë Pevelanit), Çorodol (poshtë Pleshishtit) e Remçidol (pranë Selcës Sipër). Gratë e krishtere të këtyre fshatrave kanë mbajtur deri vonë, rreth viteve ‘60 të shekullit XX, veshjen karakteristike për zonën.

    Tjetër karakteristikë e këtyre fshatrave është edhe folklori i pasur dhe ruajtja e këngëve të vjetra legjendare, të përhapura në të gjithë Shqipërinë, si p.sh. kënga e murosjes, e Ymer Agës, e Dhoqinës etj, të cilat këndoheshin ditën e Pashkëve të Mëdha nga gratë e këtyre fshatrave, duke hedhur valle në oborrin pranë kishës.

    Fshatrat e kësaj zone janë: Trebinja (qendër administrative), Kalivaç, Potkozhan, Malinë, Pevelan, Pleshisht, Hoshteçë, Selcë Sipër, Zemçë, Dunicë, Çezmë e Madhe, Çezmë e Vogël, Hondisht, Llëngë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Moker pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026
    Më të klikuarat

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Rrihet keq pronari i portalit “Pamflefi” në Tiranë

    October 3, 2023

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.