Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Korça Alpin shpëton pyllin urban: Thirrje qytetarëve për ujitjen e fidanëve përgjatë rrugës “Çlirimi i Korçës”

    July 9, 2025

    Skënderbeu nis ndërtimin e skuadrës për Superligën, Gjoka pret afrime të reja

    July 9, 2025

    MIK Festival, homazh për Gaqo Çakon në natën e dytë

    July 9, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Humbën pikët e patentës, vetëm 100 nga 800 shoferë arritën ta rimerrnin provimin

    Aktualitet January 18, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga 848 riregjistrime në autoshkolla të personave që humbën pikët e patentës për shkak të shkeljeve, një përqindje e ulët arriti ta rimarrë atë dhe të kthehet në rrugë si drejtues mjeti.

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri m dije se zbatimi i akteve ligjore të 2022-it që ashpërsonin masat ndaj personave që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ka bërë që rieduktimi të mos rezultojë me marrjen e lejes së drejtimit nga të gjithë ata që humbën atë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

    Vetëm 113 persona nga 848 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Janar 2024!

    Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 25 riregjistrime, u paraqitën 14 kandidatë ku vetëm 2 prej tyre rezultuan fitues! 848 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 13.3% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm” thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

    Sipas kuadrit ligjor të gjithë shtetasit, të cilët janë pajisur me leje drejtimi para datës 16.04.2015, që janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve, kanë përfituar në sistem 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që janë bërë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën që bëhen pjesë e këtij regjistri.

    Heqja e pikëve bëhet automatikisht në sistem në bazë të njoftimeve për shkelje të të normave të sjelljes siç është parashikuar në kapitullin V, të Kodit Rrugor.

    Të gjithë ata që humbasin pikët e patentës janë të detyruar sipas kuadrit ligjor në fuqi që të kthehen në autoshkollë dhe të ndjekin kursin normal teorik dhe praktik të riedukimit ndërkohë që pas përfundimit do të duhet që t’i nënshtrohet testit njëlloj si çdo i regjistruar për herë të parë. Testi i teorisë, bazuar në norma sjelljeje, është me 30 pyetje dhe me më shumë 3 gabime nuk kalon. Masat për riedukimin e shoferëve problematikë synojnë disiplinimin e tyre në rrugë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korça Alpin shpëton pyllin urban: Thirrje qytetarëve për ujitjen e fidanëve përgjatë rrugës “Çlirimi i Korçës”

    July 9, 2025

    Skënderbeu nis ndërtimin e skuadrës për Superligën, Gjoka pret afrime të reja

    July 9, 2025

    MIK Festival, homazh për Gaqo Çakon në natën e dytë

    July 9, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Korça Alpin shpëton pyllin urban: Thirrje qytetarëve për ujitjen e fidanëve përgjatë rrugës “Çlirimi i Korçës”

    July 9, 2025

    Skënderbeu nis ndërtimin e skuadrës për Superligën, Gjoka pret afrime të reja

    July 9, 2025

    MIK Festival, homazh për Gaqo Çakon në natën e dytë

    July 9, 2025

    Ujësjellësi i ri në Zvezdë zgjidh përfundimisht problemin e ujit të pijshëm

    July 9, 2025

    Tren, Devoll – Gjendet i pajetë një 70-vjeçar pranë lumit, dyshohet mbytje

    July 9, 2025

    Plovisht, Maliq – Zjarr në sipërfaqe bujqësore, dyshohet se shkak është pakujdesia e turistëve

    July 9, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Familja Haxhiu dhuron bashkisë Korçë monografinë e piktorit Fatmir Haxhiu

    June 30, 2025

    Thirrje për ndihmë për Ajlën, vogëlushen 3-vjeçare!

    June 29, 2025

    Korça, destinacioni i preferuar i turizmit malor – Turistë nga e gjithë bota zgjedhin juglindjen shqiptare

    June 28, 2025
    Më të klikuarat

    “Me hidhërim të thellë…” / Klubi i Skënderbeut bën njoftimin e trishtë

    July 6, 2025

    Korça Beer Fest 2025 gati të ndezë atmosferën: Tradita vazhdon me surpriza dhe muzikë live

    July 4, 2025

    Aksident në Maliq/ Automjeti përfundon jashtë rruge pranë një lokali të frekuentuar

    July 8, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.