Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar në Durrës, një grua, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë pas një gjendje tepër të rënduar psikologjike që i kanë shkaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në këtë rast Tiktok.
Gruaja sipas një kolegu të saj, ka qenë mjaft puntore në fabrikën ku punonte, por duket se njerëz të cilët e kishin inat dhe lakmi për ta dëmtuar i kishin hapur profil tiktoku dhe i hidhnin foto e video me mbishkrime të rënda.
Kjo situatë i ka shkaktuar asaj sherr në familje dhe në gjendje të rënduar i ka dhënë fund jetës.
Për rastin mësohet se ka pasur dijeni edhe policia e shtetit por nuk u arrit të jepej një zgjidhje që ajo të mos kryente aktin e rëndë.
Ky nuk është rasti i parë që rrjetet sociale shkaktojnë ngjarje të rënda, pa përmendur këtu dhjetra çifte që divorcohen çdo muaj për shkak të tyre.