Mjeti i Shërbimit taksi ka qënë fugon udhëtarësh brenda të cilit kanë qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Bilisht 5 persona, dy prej të cilëve kanë ngelur të plagosur ndërkohë që e tre të tjerët janë dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Bilishtit.
Burimet nga policia rrugore thanë se ngjarja ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit ka lënë një kthesë të fortë në afërsi të stacionit të Zemblakut. Nuk përjashtohet mundësia që ka udhëtuar me shpejtësi aq sa e ka patur të pamundur të mbajë mjetin në kontroll, i cili ka perfunduar në anen tjetër të rrugës


