Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Kemi paraqitur vërtetimet nga spitalet”, avokati i mësuesit që akuzohet për ngacmimin e nxënëseve: Ishte i alkoolizuar dhe në trajtim, nuk ka konsumuar vepër penale

    Aktualitet November 16, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kristian Koçibelli, avokati i Bledar Duros, mësuesit 41-vjeçar që akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të tij pretentoi sot se klienti i tij nuk ka konsumuar vepër penale, por një kundravajtje administrative.

    Në një prononcim për mediat pas vendimit të Gjykatës për ta lënë në burg 41-vjeçarin, Koçibelli tha se të gjithë pretendimet që ka paraqitur nuk janë marrë parasysh nga Gjykata pavarësisht faktit se neni 230 i kodit të procedurës penale është një dispozitë ndaluese i cili i ndalon gjykatës të caktojë masën e sigurimit arrest me burg ndaj personave të alkoolizuar apo toksikoanë të cilët janë duke vazhduar një program rehabilitimi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Kemi paraqitur më shumë se 6 prova, vërtetim të Spitalit të Traumës në Tiranë dhe të Spitalit Korçë për shtrimet e tij në spital dhe programin e mjekes këtu në Korçë, ndërkohë që bashkëshorten e ka infermiere dhe e ndihmon të kurohet. Mendoj se e vetmja shkelje që ka kryer ky shtetas është një kundërvajtje administrative për shkak të komunikimit me nxënësit.

    Në këto kushte mendoj se duke qenë një kundërvajtje administrative mund të merrej një masë nga Drejtoria e shkollës apo drejtoria Arsimore por kurrsesi komunikimi që mund të ketë çdo person në rrjetet sociale nuk përbën një vepër penale”, tha avokati i mësuesit.

    Ai theksoi se Bledar Duro ka pranuar faktin se ka qenë i alkoolizuar dhe në momentin që ka pasur komunikimit ka qenë nën efektin e alkoolit për faktin se vuan nga varësia ndaj alkoolit.

    “Shtrimi i parë ka qenë në 2014 dhe i fundit në maj të këtij viti. Disa ditë para se të arrestohej ka qenë në komunikim me mjeken e tij dhe vazhdonte kurimin.

    Ai shpjegoi se gjatë qëndrimit në shkollë nuk konsumonte alkool, por pas shkollës konsumonte alkool në mënyrë të tepruar. Provat që kam paraqitur para gjykatës janë të mjaftueshme që ndaj këtij shtetasi të kishte një masë më të butë.

    Bledar Duro është një profesor prej 25 vitesh, ka qenë në disa shkolla dhe në gjithë këto vite ka pasur një respekt të jashtëzakonshëm te nxënësit e tij. Ai ka nxjerrë me qindra e mijëra punime të tij në Korçë. Komunikimi mes tij dhe nxënësve ka qenë me respekt”, u shpreh avokati.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025

    Agjencia e Kontrollit të Territorit sjell frymën e solidaritetit në Pogradec në prag të Vitit të Ri

    December 30, 2025

    Bllokime në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë – Protestë në Greqi dhe aksident në Maqedoninë e Veriut

    December 30, 2025
    Më të klikuarat

    Dokumentari “Shqipëria nëpër filmat e huaj” vjen në Korçë këtë fundjavë

    August 30, 2024

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.