Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Koço Qendro rrëfen Mjeshtrin e Madh Dhimitër Orgocka: I bërtita ik qërrohu kur më la amanet monografinë e jetës së tij

    Korçë October 24, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në jetë njeriu mund të krijojë miq, ikja e të cilëve pa kthim i bën ta përjetojnë keq si këputja e një krahu apo një gri e trishtë në formë grope brenda shpirtit.Të tillë duket se e ndjen 97 vjeçari Koço Qendro humbjen e mikut dhe kolegut të tij aktor Dhimitër Orgocka.

    Sot do të kremtonte 88 vjetorin e lindjes.Taqka, siç e thërrisnin në Korçë, me energjinë e tij gati vullkanike me siguri në pjekurinë e vet më të lartë artistike kishte për ti dhënë edhe më shumë jetës kulturore në rajonin juglindor.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me veshjen dhe paraqitjen gjithmonë të rregullt, dhe dosjen e materialeve të aktiviteteve që nuk e ndante asnjëherë, e shihje në rrugëtim sa për në Maliq, ku kishte bazën e aktiviteteve të tij, edhe në Devoll apo gjetkë. U shua krejt papritur, në 1 janarin e vitit 2021, pa u ankuar nga ndonjë sëmundje. Ndoshta kishte ndonjë ngutje të takonte në qiell shpirtin e Dhorkës, dashurisë së madhe të jetës së tij.

    “Kur i thashë se kisha gati monografinë për Dhorkë Orgockën, më la si amanet ti përgatitja edhe të jetës së tij. Ik ore qërrohu, i bërtita sa njerëzit kthyen kokën se menduan që ne si dy miq të vjetër po ziheshim” kujton Koço Qendro.

    Tashmë Koço Qëndro e ka përmbushur amanetin e mikut dhe kolegut dhe me një material voluminoz të dhënash, dokumentesh e fotosh është gati të botojë monografinë e jetës së Dhimitër Orgockës.

    Ai rrëfen se fillimet artistike të Taqkës kanë qënë si balerin. “Ishte në grupin e valleve së bashku me të njohurin Agron Pojani. Udhëheqëse e grupit ishte Dhorka, dhe aty u dashuruan. Pastaj regjisori Aleko Skali afroi në teatër fillimisht Dhorkën, e kur kjo spikati në rolin e një të moshuare korçare u desh që ti gjendej një partner në role. Taqka u gjend më i duhuri” rrëfen Koço Qëndro.

    Arrestimi i vëllait e çoi në teh të thikës fatin e Dhimitër Orgockës. E ndëshkuan të punonte në rregjie, një nga repartet më të vështira të fabrikës së lëkurës. Pas pak ditësh edhe Dhorkën e degdisën në trikotazh. Lumturia e çiftit të ri që u bashkuan edhe artistikisht në teatër, dukej se perëndoi.

    Ndërsa Dhorka u rehabilitua me rikthim në teatër shumë shpejt, për Dhimitër Orgockën u desh të tregonte vullnetin e hekurt në punë krahu dhe angazhimet artistike të kohës me grupet amatore.

    “Falë suksesit me grupin amator të fabrikës së lëkurës e rikthyen përsëri në trupën e teatrit. Atë kohë erdhi regjisor Pirro Mani, i cili i dha dorë me role, sidomos te “Këneta” ku i dha rolin e sekretarit të partisë, apo te pjesa Nata e 12-të e Shekspirit, një nga më të sukseshmet që ka vënë në skenë teatri i Korçës” kujton veterani i këtij teatri Koço Qëndro.

    Dhimitër Orgocka krahas punës si aktor nuk ju nda studimeve. “E shihja që mbante shënim porositë dhe të fshehtat profesionale të regjisorëve Sokrat Mio dhe Pirro Mani. Këto i vlejtën më pas në karierën e tij si regjisor” tregon Koço Qendro.

    Hija e përndjekjes politike nuk ju nda Dhimitër Orgockës deri në vitet ’90-të. Sipas Koço Qendros, Sigurimi i kishte vënë pas njerëz që e gjurmimin. Deri te Enver Hoxha shkonin letrat denoncuese që mbahej në teatër një person me vëlla të arrestuar për politikë kundër rregjimit. Derisa për Adem Rekën që dha jetën për të shpëtuar një anije në port, rol të cilin e ka luajtur Dhimitër Orgocka erdhri porosia që ta linin të punonte si aktor.

    Dhimitër Orgocka ka krijuar galerinë e tij të roleve si në teatër edhe në kinematografinë shqiptare. Aktor i karakterit dramatik, me zërin e tij buçitës, ka spikatur në shumë filma.

    Dhimitër Orgocka, si rrallëkush artist, që në gjallje të tij e pa emrin e vet në ballinën e pallatit të kulturës në Maliq në vitin 2007. Atje ku kishte kontribuar gjatë dhe mbante gjallë aktivitete kulturore, dhe ku ndërmori Festivalin e Monodramës, një veprimtari kulturore kjo që e la si trashëgimi edhe pas vdekjes.

    Në vitin 2016, me rastin e 80 vjetorit të lindjes ju akordua titulli i lartë “Mjeshtër i Madh”. Dhe mjeshtri Dhimitër Orgocka ishte nga ai brumë artistësh që do ta shpërblente me krijimtari artistike këtë vlerësim. Por iku ka e pirë kafen e fillim vitit me mikun e tij Koço Qëndro, dhe ndoshta duke recituar për herë të fundit poezinë e tij të preferuar që siç tregonte, e kishte për Dhorkën. “Pritmë moj se kam një fjalë, pritmë moj se s’jam më djalë. Dhe po qaj me lot…”

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025

    Zgjedhjet 2025 – PS me avantazh bindës 65% pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

    May 11, 2025

    Niko Peleshi voton në Korçë: Procesi ka nisur me qetësi dhe qytetari, të japim shembullin më të mirë demokratik

    May 11, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025

    “Fatkeqësia e demokratëve, qëndrimi i kryetarit”, Ngjela: Rama e ka marrë forcën nga rënia e PD. Berisha i përgatitur për…

    May 12, 2025

    Reagon Ivi Kaso për incidentin në Pogradec

    May 12, 2025

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Qatrom, një automjet del nga rruga – shoferi në gjendje kritike

    May 8, 2025

    Aksident i rëndë në Boboshtice, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

    May 8, 2025

    Vazhdon sherri në Pogradec – përfshihen familjarët

    May 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.