Po shkon drejt përfundimit pastrimi i kolektorit të Sovjanit, i cili konsiderohet arteria kryesore për kullimin në fushën e Maliqit. Ky kolektor ka një gjatësi prej 9,8 km dhe shtrihet nga stacioni i pompimit të Vreshtasit e deri te grykëderdhja e lumit Devoll pranë Pyllit të Fazanëve.
Gjithashtu këtë vit janë vendosur edhe porta mekanike në kanalet sekondare që lidhen me këtë kolektor duke siguruar një mbrojtje të dyfishtë.
Kolektori i Sovjanit, grumbullon të gjithë ujërat e fushës së Maliqit dhe i shkarkon në lumin Devoll, duke bërë të mundur kullimin e kësaj fushe që ka potencial të lartë në prodhimin bujqësor të kësaj zone.