Arrestohet një 47 vjeçar nga fshati Kreshovë i Ersekës. Ushtronte dhunë sistematike ndaj nënës së vet dhe vëllait të tij, i cili u pajis edhe me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës në familje
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Kreshovë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ndaj vëllait, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


