Rritje të rasteve të virozave të stinës në shërbimin pediatrik në spitalin e Korçës.
Përgjegjësi i këtij shërbimi Robert Rado thotë se çdo ditë paraqiten pranë pediatrisë së Korçës më shumë se 70 fëmijë të moshave të ndryshme, çka tregon se ka një fluks të shtuar gjatë ditëve të para të këtij viti.
Mjeku i shërbimit pediatrik u kërkon prindërve që kanë fëmijë në çerdhe e shkolla të bëjnë kujdes pasi virozat e stinës janë ngjitëse, në veçanti në kjo kategori moshe.
Fluks të shtuar gjatë ditëve të para të këtij viti ka patur dhe në qendrat shëndetësore të lagjeve të Korçës, mjekë të cilët në jo pak raste kanë kërkuar ndihmë më të specializuar në pediatrine e spitalit.