Prej vitesh në qendër të Korçës një kompani telefonike kishte vendosur një antenë të madhe në formën e një kulle e cila shpërndante sinjal dhe valë për telefonat.
Antena të tilla në zona të banuara sipas specialistëve janë kategorikisht të ndaluara kjo pasi rrezatimi i tyre është aq i fortë saqë shkakton sëmundje të rënda në trupin dhe organizmim e njeriut.

Edhe pse banorët dhe biznese të ndryshe vazhdimisht ishin ankuar për heqjen e saj, më në fund ka reaguar AKEP e cila në bashkëpunim me kompaninë telefonike One kanë bërë të mundur largimin e saj. Se sa është dëmi që ka shkaktuar në popullatë këto vite kjo antenë nuk dihet, por të paktën në vijimësi nuk do të shkaktojë më dëmtime.
Duhet theksuar se ka ende në disa pallate antena telefonike të vendosura për të cilat AKEP duhet të vijojë ndërhyrjen për largimin e tyre.


