Në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari gjer më 29 korrik, sporti i notit do të përfaqësojë Kosovën me katër garues, të cilët do të mundohen të arrijnë rezultate të mira. Notarët, bashkë me atletët dhe tenistët, janë stërvitur në Turqi, të dërguar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.