Shqipëria angazhohet se nuk do të zbatojë vendimet e marra ditë më parë për prodhuesit e patates nga Kosova, sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Sipas ambasadorit, kjo situatë e shkurtër, që ka penguar produktet e patates që të shkojnë drejt tregjeve të Shqipërisë, ka përfunduar.