Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Rreth orës 20:30 dyshohet se është qëlluar një shtetas i gjinisë mashkullore në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.
Viktima ka mbetur i vrarë dhe trupi i tij ndodhet ende në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një hoteli.
Ende nuk dihen të dhëna për ngjarjen e ndodhur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Ndërkohë në spitalin e Korçës është transportuar një tjetër person nga kjo vendngjarje i cili ndodhet në gjendje të rëndë.


