Gëzim Topçiu dihet tashmë kombëtarisht që është kryebashkiaku më jetëgjatë në vend. Sot ai ka ditëlindjen dhe mbush plot 57 vjeç. Sigurisht që është i vetmk njeri i cili ka vendosur një rekord të tillë drejtimi të pushtetit lokal, rekord që vështirë se e thyen më ndonjë tjetër.
Gëzim Topçiu jovetëm është më jetëgjati, por sigurisht që është cilësuar edhe i suksesshëm, pasi në rast se nuk do ishte i tillë, vështirë se kishte rezistuar kaq gjatë.
Krahas shumë punëve në infrastrukturë, kanalizime, sisteme vaditës, shkolla, banesa sociale etj, ai ja arriti që t’ia dalë që në Maliq të flitet për turizmin. Shumë apo pak, mirë apo keq, tashmë Maliqi ka hyrë në rrugën e turizmit dhe sigurisht që nl tre vitet e ardhshme do jetë në rritje garanton Topçiu


