Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Prezencën në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizuan në qytetin e Korçës, një aktivitet mbi prezantimin e gjetjeve të “Rekomandimit Unifikues për sektorin e arsimit të mesëm të lartë”, i cili ka si qëllim pasqyrimin e situatës aktuale mbi respektimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
BESNIK DERVISHI Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Në këtë Rekomandim janë evidentuar problematika që kanë të bëjnë më zbatimin korrekt të legjislacionit të fushës, sidomos, për rritjen e masave të sigurisë dhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave personale, veçanërisht gjatë përdorimit të rrjeteve sociale dhe platformave teknologjike.
Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të bashkisë, si dhe nga të gjitha strukturat vendore arsimore në varësi të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë, mësues, psikologë, prindër dhe nxënës.