Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës Arben Lena, të arrestuar për korrupsion.
Mësohet se Lena do të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak deri në përfundim të hetimeve.
Ai u arrestua në Janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh.