Elbasan: Lirohet Kryetari i PD-së Pogradec pas Ndalimit për Protestë
Kryetari i Partisë Demokratike Pogradec është liruar nga Komisariati i Elbasanit, ku ishte ndaluar pas pjesëmarrjes në protestën e djeshme. Ai ishte shoqëruar së bashku me kryetarin e Partisë së Lirisë Pogradec, mjekun Gentian Çala, dhe anëtarin e kryesisë së PD-së, Luan Tollozhina.
Në një deklaratë pas lirimit, kryetari i PD-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen e marrë nga qytetarët dhe denoncoi ndalimin si një “taktikë të regjimit”. Ai theksoi se “këto metoda nuk trembin askënd” dhe i cilësoi ato si “shenja të grahmave të fundit të një regjimi që mbështetet nga krimi”.
“Të gjithë do të japin llogari për veprimet e tyre,” shtoi ai, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre të palodhshme.
Shkrimi i tij;
Të dashur miq, sapo jam liruar nga komisariati i Elbasanit.
I ndaluar për protestën e djeshme së bashku me kryetarin e PL Pogradec, mjekun Gentian Çala dhe anëtarin e kryesisë së PD, z. Luan Tollozhina.
Dua t’u falenderoj të gjithëve për mbështetjen, telefonatat dhe mesazhet e panunërta.
Mënyrat komuniste të regjimit trembin e frikësojnë askënd.
E gjitha është vetëm treguesi i qartë i grahmave të fundit të një regjimi që mbahet në këmbë nga krimi që drejton dhe vendos deputetë, ministra dhe i jep oksigjen dikujt që ende vetëquhet kryeministër.
Për gjithçka do të përgjigjen një ditë, madje me kamatëvonesë.
Faleminderit nga zemra!