Policia arreston një 41 vjecar për përndjekje, mësohet se një vajzë nga fshati Sheqeras ka bërë kallzim pranë komisariatit të Maliqit duke treguar se prej 1 viti, 41 vjecari e përndiqte në rrjete sociale dhe i dërgonte kërcënime në facebook.
Përndjekja nuk ka qenë thjesht në rrjete sociale, pasi 41 vjeccari me iniciale T.Sh. i shkonte tek banesa e prindërve në fshat dhe dyshohet se ka goditur babain dhe vëllain e vajzës. Pas kallëzimit, ai u arrestua menjëherë nga policia ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Njoftimi
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin T. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 25-vjeçare dhe vëllain e saj 17-vjeçar.


