Rritet numri i vizitave në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës përsa i përket atyre personave të cilët diagnostikohen me virozat e stinës.
Sipas shefes se kësaj urgjence Vlefta Bejko janë rreth 50 vizita çdo ditë të cilët marrin përkujdesje mjekësore, kryesisht ata të cilët janë në gjendje më të rënduar ndërsa të tjerë paraqiten pranë mjekëve të familjes.
Rasteve që paraqiten në këtë urgjencë u kryhet dhe testi i Covid 19.
Temperatura, dhimbjet e kyçeve, të vjellat e të tjera janë disa nga simptomat paralajmëruese ndaj virozave të stinës ndërkohë që Bejko bën thirrje ndaj popullatës për të vlerësuar këto viroza.
Edhe në pediatrinë e urgjencës së Korçës ka një rritje të numrit të vizitave, duke shkuar në 70 raste ditore, ku nuk janë të pakta rastet kur fëmijët shtrohen në këtë pavijon