Nëna nga Korça akuzon edukatoren se i goditi djalin, apelon që të mos heshtet për rastet e dhunës
Një nënë nga Korça akuzon se edukatorja ka goditir djalin e saj, dhe nisur nga ky rast apelon që të mos heshtet për dhunën ndaj fëmijëve.
“Përveç denoncimit në polici të rastit të djalit tim, sot mora guximin për ta bërë edhe publike. Ju lutem të gjithë prindërve të mos heshtin dhe të mos pranojnë kompromise për fëmijet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën ndaj tyre.
Shpresoj që prokuroria të bëjë hetim të paanshem dhe të japë vendimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur për të vendosur drejtësinë e duhur në vend.
Bëj thirrje gjithashtu që të ndërmerren masat e duhura nga institucionet përkatëse që të mos ketë më raste të tilla në çerdhe, kopshte dhe ambientet arsimore” shprehet kjo nënë korçare.