Ju falenderoj për punën që bëni në të mirë të komunitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të cilat i shkel rilindja çdo ditë.
U vonuam pak për shkak të protestës që bëhej nga fermerët e mrekullueshëm të Maliqit. Që për fat të keq prodhimet e tyre për të disatin vit nuk dalin në treg dhe hidhen nëpër kanale.
Kjo ishte loja e ballkanit të hapur, qëllimi i kësaj nisme kjo ishte të dëmtonte Kosovën. Ballkani i hapur pati sukses të madh të shkatërronte prodhimin tonë vendas, pasi u shqyen të gjitha dyert dhe u hoq mbështetja për fermerin tonë. Këtu fermerët ngarkohen me tatim 20% që në shitje, më i larti në rajon. Ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën pa nisur.
Sepse ata mbëshhtetenn, këtu persekutohen. Qeveria nuk ka vullnet të rritë taksat për produktet e importit pasi nuk ka interes të mbështesë prodhuesit. Kjo është qeveri që i shërben oligarkëve ndaj nuk mbështet prodhuesit tanë dhe fermerët tanë.