Një 47 vjeçar nga qyteti i Korçës ka gjetur vdekjen në hyrjen e pallatit ku banonte.
Kanë qenë fqinjët ato që kanë parë trupin e pajetë të 47 vjecarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes ku dhe ka konstuar vdekjen e 47 vjecarit banues në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës.
Informacione të siguruara por që të cilat nuk janë zyrtare bëjnë me dije se viktima njihej si përdorues i lëndëve narkotike të forta. Do të jetë mjekësia ligjore ajo që do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes Julian Minges, banues në rrugën Petraq Shomo.