Si pasojë e një keqkuptimi dy persona nga fshati Gërmenj i Kolonjës janë zënë me njëri tjetrit. 49 vjeçari po ndiqet penalisht.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të kanosjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Th., 41 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 21-vjeçar, në fshatin Gërmenj, Kolonjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


