Gjenden pa shenja jete ne banesën e tyre nënë dhe bijë.
Sipas policisë Eleni Vangjeli 75 vjeçe dhe Ornela Vangjeli, vajza e 54 vjeçare kanë gjetur vdekjen në banesën e tyre në katin e parë të një pallati në lagjen 17 të qytetit të Korçës
Nënë e bijë jetonin së bashku dhe prej 5 ditësh nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike të djalit të 75 vjeçares. Kjo e ka bërë atë që të marrë rrugën nga Greqia ku punon si emigrant e të vijë drejt Korçës për të mësuar më shumë për nënën e motrën.
Shtëpia sipas djalit të së moshuarës ishte e mbyllur dhe është deshur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur hapjen e derës kryesore të banesës.
Aty janë konstatuar se Eleni dhe Ornela Vangjel kanë qënë të vdekura.
Sipas djalit ditën e shtunë motra e ka çuar nënën në spitalin rajonal të Korçës për shkak të probleme me shëndetin, në kushte të tilla, mjekët i kanë kërkuar që të shtrohej në spital por ka qënë vajza ajo që nuk ka pranuar e të dyja së bashku janë kthyer në banesë
Sipas policisë nuk përjashtohet mundësia që 54 vjeçarja të ketë gjetur vdekjen me parë për shkak të një arresti kardiak ndërsa e moshuara nga gjendja e saj e rënduar dhe mungesa e marrjes së ilaçeve ka gjetur vdekjes, vdekje e cila edhe për policinë mund të ketë ndodhur ditën e djelë atëherë kur janë shkëputur kontaktet telefonike me familjarët.
Do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes, ndërsa policia e Korçës ka konfirmuar se në trupat e të dyja viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune


