13 Janari shënon 111-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Në këtë kuadër dita e nesërme do të jetë “festë-punë” për efektivët e policisë të të gjithë sektorëve. Në Drejtorinë e Korçës do të ketë një aktivitet ashtu si do të ketë të tilla edhe në të gjithë komisariatet e juglindjes.
Pjesë e tyre pritet të jenë edhe drejtues të politikës qendrore e lokale si edhe bashkëpuntorë. Ndërsa do të ketë vlerësime dhe fjalime në kuadër të kësaj date të shënuar.
Kolibri.al gjen rastin të falenderojë të gjithë strukturën e policisë së shtetit nga më i thjeshti tek më i larti, të cilët me të mirat dhe të metat e tyre punojnë çdo ditë duke rrezikuar jetën për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Gëzuar dhe Faleminderit!