Korçë/ flet Dhorkë Lulani fqjnja e dy grave të pajeta të gjetura pasditen e sotme në lagjen numër 17 të qytetit. Lulani ka qenë kontakti i fundit me dy gratë.
Lulani: me Ornelën kam komunikuar të shtunën ajo më tha që kiahte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje.
Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur.
Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur.
Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brënda kishte çelës.
U shqetësova sepse me Ornelën nk po kontaktoja dot më.
Ornela ishte edukatore në Vithkuq dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap.
Unë mora në tel edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë.
Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda.
Më pas me ndihmën e zjarrfikses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta.
Djali i të moshuarës, njëkohësisht vëllai i shtetases tjetër të vdekur jashtë kamerave, ka treguar se ditën e shtunë ka biseduar me të motrën. Ditën e shtunë vajza ka çuar në spital nënën për shkak se kishte oksigjenin e ulët.
Atje i kanë thënë që ta shtrojnë të moshuarën, por vajza s’ka pranuar ta shtrojë në spital. Janë kthyer në banesë dhe më pas nuk dihet asgjë çfarw ka ndodhur derisa u gjetën të pajeta.


