Niko Peleshi në mbyllje të fushatës: “Korça nuk ndalet këtu – është koha për hapin tjetër”
Në mesazhin përmbyllës të fushatës elektorale, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Korçë, Niko Peleshi, i është drejtuar qytetarëve me një reflektim të thellë për rrugëtimin e transformimit të qytetit dhe me një thirrje të qartë për të ardhmen.
Duke kujtuar Korçën e viteve më parë – një qytet i lodhur nga koha, me infrastrukturë të amortizuar dhe hapësira publike të braktisura – Peleshi vë në dukje ndryshimin rrënjësor që ka ndodhur falë investimeve të qëndrueshme dhe vizionit afatgjatë.
“Nuk ishte thjesht një projekt urban. Ishte një premtim i mbajtur, i lindur nga dashuria për Korçën,” – thekson ai, ndërsa përmend rilindjen e shesheve, rigjallërimin e lulishteve dhe kthimin e Pazari të Vjetër në qendër të jetës kulturore dhe sociale të qytetit.
Por mesazhi kryesor i spotit është i orientuar nga e ardhmja: Korça ka përpara një kapitull të ri – më ambicioz, më gjithëpërfshirës dhe më të guximshëm.
“Korça nuk ndalet këtu. Tani është koha për hapin tjetër. Për të ngritur qytetin mbi arritjet, për të ndërtuar të ardhmen që i takon,” – shprehet Peleshi.
Ai fton qytetarët të besojnë se progresi është i prekshëm dhe se sfida e radhës është konsolidimi i arritjeve dhe orientimi i zhvillimit drejt standardeve europiane, me vëmendje për mirëqenien, dinjitetin dhe identitetin e qytetit.
“Korça ka zgjedhur të ecë përpara. Dhe ne jemi gati ta çojmë drejt së ardhmes që meriton,” përfundon Peleshi
https://www.facebook.com/share/v/19ya3XxC2e/