Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Një korçar me “sëmundjen” e shëndetshme si Kristaq Grabocka

    Aktualitet June 9, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një korçar me ‘sëmundjen’ e shëndetshme të natyrës, Kristaq Grabocka, 75 vjeçari që e bën plazhin që në janar dhe nuk njeh moshë.

    Një thirrje telefonike mesditën e fundjavës mund të të mbetet edhe pa përrgjigje. Vonon pak, por nga ana tjetër përgjigjet Kristaq Grabocka, një korçar nga më të apasionuarit për ngjitjet në mal.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    ‘Jemi në vendin e shenjtë Dobërgorë së bashku me miqtë dhe akualisht po shijojmë drekën’ thotë Kristaq Grabocka, teksa ora shënon rreth 16.00 e të dielës së 9 qershorit. Kiçi, siç njihet shkurt me emër në Korçë, shton se bashkë me ‘grupin’ kanë qënë së pari në Dardhë, prej andej kishin si destinacion fshatin e njohur të Sinicës, por bllokimi i rrugës për këtu për shkak të punimeve i detyroi të stacionohen në Dobërgorë.

    Javën e kaluar ai dhe miqtë e tij ishin në Bradvicë të Devollit ku festohej Shën Konstandini dhe Elena. Nga fotot e publikuara prej andej, Kristaq Grabocka shfaqet me një trup atleti dhe krejt të tonifikuar nga dielli, a thua se vjen prej ndonjë pushimi më shumë se një mujor në plazhet e Amerikës Latine.

    ‘Unë plazhin e filloj që në dimër, kur bie dëborë, tani që fillon vera e kam përfunduar’ thotë si me humor Kristaq Grabocka. Ai ka aritur moshën 75 vjeç, por tregon po aq sa kur doli në pension si punonjës në bashkinë e Korçës.

    Ngjitjet në mal dhe pasionin e këtij sporti e ka filluar aty nga viti 1985. Tani kur po bëhen rreth 4 dekada as që mendon të ndalet, përkundrazi. ‘Na u bë si sëmundje ky sport, nuk mund të rrimë pa u ngjitur në mal’ thotë Grabocka. Ai shton se për fundjavë është e pa diskutueshme organizimi në grup dhe përshkrimi i dhjetra kilometrave në natyrë në destinacione nga më të ndryshmet në zonën e Korçës. Të përditshme i ka ngjitjet mbi Korçë, në një distancë deri në 15 kilometra vajtje dhe kthim.

    Afro 40 vite i dashuruar me natyrën dhe malin, Kristaq Grabocka mbetet një nga korçarët më jetëgjatë në këtë sport. Dhe po aq model i një njeriu të urtë e qytetar, që pa dyshim ja ka falur edhe bashkëjetesa e gjatë dhe e harmonishme me natyrën.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025

    Simpozium shkencor në Universitetin e Korçës në nderim të intelektualit Llazar Fundo

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025

    Gruri, kultura mbizotëruese në fushën e Maliqit – Bashkëpunim me QTTB Lushnjë për kultivarët me rendiment të lartë

    May 20, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025
    Më të klikuarat

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    “Ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë për listën e hapur”/ Koçibelli, akuza për kandidatët e PD-së

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.