Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke ngushëlluar familjen e kryeplakut të fshatit Vasjan në Elbasan, i cili pasi po punonte në tokën e tij ra në humnerë dhe ndërroi jetë.
Postimi ;
Helikopteri i FA iu bashkua operacionit për të shpëtuar kryeplakun e fshatit Vasjan në njësinë administrative Shushicë, në Elbasan Nazmi Boja, i cili ishte rrëzuar në një thellësi prej 100 m. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të forcave, në një terren të vështirë, fatkeqësisht kryeplaku u gjend i pajetë. Ngushëllime familjes Boja për humbjen e të dashurit të tyre!