Ka përfunduar edhe në Pogradec numërimi i shpendëve dimërorë në ujrat e liqenit.
Ashtu si Prespa edhe në Pogradec numri i shpendëve nuk ka ndryshuar. Sipas Spase Shumkës në liqenin e Ohrit janë rreth 10 mijë shpendë dimërues që i përkasin 25 llojeve.
Sipas tij shkak i mos ndryshimit të numrit janë temperaturat që shkojnë drejt rritjes dhe nuk ma pasur dimër të ftohtë.
Ndërkohë një lloj i ri shpendi është konstatuar në liqenin e Ohrit ai është “Gjelëza sqephollë” një lloj shpendi i konstatuar në Tushemisht. Një specie që rri nëpër laguna dhe është gjetur në Tushemisht, çfarë rikonfirmon edhe rritje e temperaturave.
Në total në Ohër dhe Prespë këtë vit kanë rezultuar dikur tek 18 mijë individë shpendësh.