Pogradec : Gjendet pa shenja jete një person në lagjen 1 të qytetit. Mësohet se viktima me iniciale E.P, rreth 60 vjeç jetonte në banesë i vetëm ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga zemra.
Policia po punon për rrethanat e ngjarjes ndërsa trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.
Dyshohet se ka personi ka qenë i alkoolizuar dhe jetonte në një banesë të vjetër e pa kushte.
Dyshimet e para janë për infarkt por jo pak ka ndikuar alkooli dhe i ftohti.