Një 17 vjeçar është ndaluar nga policia në fshatin Buçimas të Pogradecit, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin pa pasur leje drejtimi.
Njoftimi i Komisariatit Pogradec;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të mjetit pa leje drejtimi.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi u kap në rrugën e Drilonit, Pogradec, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


