Pogradecit i është shtuar një murale në një nga pallatet kryesore të tij si një mesazh i fortë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Në këtë murale ku shfaqet një grua me libra në dorë dhe biçiklet jepet mesazhi i ndalimit të dhunës dhe ndezjes së fuqisë së gruas.
Muralja është realizuar nga korçarja Ilektra Jole me mbështetje të Ambasadës Franceze. Piktura është konceptuar në formë të tillë dhe plot ngjyra, për të treguar se gruaja nuk duhet dhunuar pasi ajo i jep ngjyra jetës.
Të tjera murale apo aktivitete me bazë dhunën kundër gruas pritet të realizohen në vijimësi në këtë qytet, ku duhet theksuar se rastet e ndihmës ndaj grave dhe vajzave vitet e fundit kanë qenë në rritje, kjo edhe falë denoncimeve të tyre.