Zyrtarisht nga policia e shtetit raportohet për një persont të dëmtuar nga mjetet piroteknike. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja u shënua në fshatin Rrodokal të njësisë Proptisht në Pogradec. Pak para mesnate i riu ka hedhur fishekzjarrin në oborr të shtëpisë për ardhjen e vitit të ri, por i ka dalë nga kontrolli dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe fytyrë. Ai u transportua në spitalin e Prrenjasit ku mori ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.


