Tjetër aksident u shënua në aksin Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.
Një Përplasje mes dy mjeteve për pasojë ka shkaktuar disa të dëmtuar, dyshohet të jenë 4 ata që janë çuar drejt spitalit të Pogradecit.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Ky është aksidenti i dytë në këtë aks nacional që rregjistrohet këtë fillim viti.