Pusteci është një nga zonat më të bukura turistike në juglindje të vendit, me mundësi të shumta për turizmën natyror dhe agroturizëm, por mungesa e vëmendjes në investime në këtë sektor apo edhe mbështetjen konkrete për banorët që duan të investojnë e ka lënë shumë mbrapa turizmin në këtë zonë. Kjo konfirmohet edhe nga kryetari i Bashkisë Pali Kolevski i cili thotë se në këto 24 vite që Prespa është Park Kobmëtar, banorët mbështetjen nga donatorë apo qeveria e kanë pasur të paktët, në të njëjtën linjë është dhe operatori turistik i kësaj zone Kiço Ago.
Pusteci është e vetmja bashki në Shqipëri që të gjithë territorin e saj e ka 100% zonë të mbrojtur, mungesën e mbështetjes e pranon edhe Gjergji Koki drejtues i Zonave të mbrojtura por shton se gjatë këtyre viteve është bërë punë e madhe në organizimin e parkut kombëtar, ruajtjen si dhe rikthimin e florës e faunës e ne veçanti të kafshëve të egra, që ishin rralluar së tepërmi.
Bashkia e Pustecit përbëhet nga 9 fshatra e afro 5100 banorë, që teë gjitha fshatrat kanë potencial tepër të madh për agroturizëm ndërsa vetë parku jep mundësi të pafundme për zhvillimin e turizmit natyror, parku ka një sipërfaqe prej 27.613 hektarë 61 lloje gjitarësh, 23 lloje peshqish në liqen.